A do të jetë Egzon Sahiti pjesë e “BBVK 4”?

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Egzon Sahiti, ka ndezur rrjetin me postimin e fundit në Instagram, duke shtuar zërat se mund të jetë një nga banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova 4. Në Story, ai ka shkruar pyetjen enigmatike “A ki me hi sivjet a jo?”, që shumë ndjekës e kanë interpretuar…

ShowBiz

13/11/2025 17:46

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Egzon Sahiti, ka ndezur rrjetin me postimin e fundit në Instagram, duke shtuar zërat se mund të jetë një nga banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova 4.

Në Story, ai ka shkruar pyetjen enigmatike “A ki me hi sivjet a jo?”, që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një paralajmërim për hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se emri i Sahitit është përfolur edhe në edicionin e kaluar, ndërsa këtë herë spekulimet janë shtuar edhe më shumë, sidomos pas pjesëmarrjes së miqve të tij, Laurentit dhe Fitimit, në sezonin e kaluar.

Mbetet për t’u parë nëse postimi i tij është thjesht një provokim për ndjekësit apo sinjal se këtë vit do ta shohim në Big Brother VIP Kosova./lajmi.net/