Dortmund, gati perfekt
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp lavdëroi ekipin e tij “gati perfekt” pas fitores 3:0 ndaj kampionit të Bundesligës, Bayern Munich. Dortmund e dominoi gjigantin bavarez në Allianz Arena, dhe vendimi i Kloppit për të lënë sulmuesin kryesor dhe golashënuesin më të mirë Robert Leëandoëski në bankinë, doli një vendim i qëlluar. Rezultati – humbja…
Sport
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp lavdëroi ekipin e tij “gati perfekt” pas fitores 3:0 ndaj kampionit të Bundesligës, Bayern Munich.
Dortmund e dominoi gjigantin bavarez në Allianz Arena, dhe vendimi i Kloppit për të lënë sulmuesin kryesor dhe golashënuesin më të mirë Robert Leëandoëski në bankinë, doli një vendim i qëlluar.
Rezultati – humbja e parë e Bayernit në shtëpi në Bundesligë nga tetori 2012 – e riktheu avantazhin e Dortmundit ndaj Schalkes prej tri pikësh në garë për pozitën e dytë.
Dhe, Klopp u nda jashtëzakonisht i kënaqur me skuadrën e tij.
“Nëse mposhtni Bayernin 3:0, ju mund të flisni për një ndeshje gati perfekte”, deklaroi 46-vjeçari, i cili udhëhoqi Dortmundin në ndeshjen e tij të 200-të në Bundesligë.