Rrahje e re masive në parlamentin ukrainas
Në parlamentin ukrainas është shkaktuar një rrahje e re masive, pasi shefi i Partisë Komuniste ka akuzuar deputetët e tjerë si fajtorë për krizën në lindje të vendit.
Lajme
Deputeti komunist, Peter Simonenko ka thënë se mënyra e rrëzimit të ish-presdientit Viktor Janukovich, ka sjellë deri te problemet me të cilat sot ballafaqohet Ukraina, kurse pas kësaj nacionalistët radikalë ia mësynë foltores.
Simonenko zemëroi nacionalistët sepse gjatë fjalës së tij për okupimin e ndërtesave qeveritare në Donjeck dhe Harkov ka theksuar se një precedent të tillë e bënë së pari nacionalistët në kohën kur pushtonin ndërtesat në Kiev, duke protestuar kundër Janukovichit.
Pas kësaj pasoi rrahja masive, kurse deputeti komunist pësoi dajak goxha të mirë.
Një rrahje e mëparshme ka ndodhur edhe në muajin shkurt të këtij viti, që plasi pas kërkesave për zgjedhje urgjente presidenciale.