PSG humb Ibrahimoviçin
Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë për rreth një muaj. Sulmuesi suedez pësoi një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në duelin mes skuadrës së tij Paris Saint-Germain dhe Chelsea të mërkurën mbrëma në Parc des Princes, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të dhe do të…
Sport
Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë për rreth një muaj.
Sulmuesi suedez pësoi një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në duelin mes skuadrës së tij Paris Saint-Germain dhe Chelsea të mërkurën mbrëma në Parc des Princes, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Ai u zëvendësua në minutën e 69-të dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge, javën e ardhshme. “Do të mungojë për disa javë, rreth një muaj”, ka deklaruar presidenti i PSG-së, Nassel Al Khelaifi.
Liga e Kampionëve duket një mallkim i vërtetë për Ibrahimoviçin që tani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij të mbrojë epërsinë 3:1 nga dueli i parë.
Mirëpo, edhe në mungesë të tij, PSG ka në dispozicion futbollistë të aftë që të krijojnë telashe për Chelsean e Jose Mourinhos, njësoj siç bënë në ndeshjen e parë.