Shaqiri përgatitet për festë
Ylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri është i gatshëm për festë. Gjiganti bavarez duhet të fitojë sonte kundër Hertha Berlinit dhe do të sigurojë titullin e 24-të të kampionit në Bundesligë. Dhe, mesfushori kosovar ka njoftuar se është i gatshëm për fitore dhe festë, në duelin e sotëm në kryeqytetin e Gjermanisë. “Ready for the…
Sport
Ylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri është i gatshëm për festë. Gjiganti bavarez duhet të fitojë sonte kundër Hertha Berlinit dhe do të sigurojë titullin e 24-të të kampionit në Bundesligë.
Dhe, mesfushori kosovar ka njoftuar se është i gatshëm për fitore dhe festë, në duelin e sotëm në kryeqytetin e Gjermanisë.
“Ready for the night??:) a jeni gati me festu kampionatin sonte??:) seid ihr bereit für heute abend??:) #packmas XS”, shkroi Shaqiri në profilin e tij zyrtar Facebook.
Ende nuk është e sigurt nëse Shaqiri do të luajë si titullar në formacionin bazë të trajnerit Pep Guardiola.
Mirëpo, nëse jo nga minuta e parë, ai mund të inkuadrohet në lojë nga bankina dhe të ndihmojë Bayernin drejt fitores dhe festës së madhe.