PSG, lehtë me Toulousen

Paris Saint-Germain mposhti Toulousen 2-0 në Parc des Princes dhe tejkaloi Monacon në krye të tabelës në Ligue 1. Skuadra nga kryeqyteti francez mori pikët e plota në një duel të dominuar me lojë, edhe pse jo aq shumë me rezultat. Qendërmbrojtësi Marquinhos – përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Roma –…

Sport

28/09/2013 17:54

Paris Saint-Germain mposhti Toulousen 2-0 në Parc des Princes dhe tejkaloi Monacon në krye të tabelës në Ligue 1. Skuadra nga kryeqyteti francez mori pikët e plota në një duel të dominuar me lojë, edhe pse jo aq shumë me rezultat.

Qendërmbrojtësi Marquinhos – përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Roma – kaloi PSG-n në epërsi pas 41 minutash lojë.

Kurse, sulmuesi Edinson Cavani, po ashtu përforcim i bërë para fillimit të këtij stinori kur erdhi nga Napoli, e vulosi fitoren e skuadrës së trajnerit Laurent Blanc pasi e shndërroi në gol penalltinë e akorduar në minutën e 79-të. Ylli uruguaian realizoi pas inkuadrimit në lojë në minutën e 67-të në vend të Zlatan Ibrahimovicit.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në kuotën e 18 pikëve, një më tepër se Monaco, që nesër takohet me Reimsin.