Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës
Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje anëtarët kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Administrative të Kosovës. Me 9 vota për kryetar është zgjedhur Kreshnik Kaçiu, raporton lajmi.net. Kaçiu ishte edhe kandidati i propozuar që ishte vlerësuar më së shumti, ku pati marrë 74 pikë nga Komisioni…
Lajme
Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje anëtarët kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Administrative të Kosovës.
Me 9 vota për kryetar është zgjedhur Kreshnik Kaçiu, raporton lajmi.net.
Kaçiu ishte edhe kandidati i propozuar që ishte vlerësuar më së shumti, ku pati marrë 74 pikë nga Komisioni Vlerësues.
Në proces të votimit morën pjesë 10 anëtarë, prej tyre 9 votuan për dhe një kundër,
Kryesuesi i KGjK-së Rrustem Thaqi njoftoi se mandati i të zgjedhurit është 5 vite dhe vendimi hyn në fuqi që nga sot.
Në rend dite, KGJK ka gjithashtu ndër të tjera edhe raportimet e kryetarëve të gjykatave për periudhën prill-qershor 2026./Lajmi.net/