Premitë e Përfaqësueses shkojnë për të varfërit
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë treguar mjaft humanë. Ata, bashkë me stafin e Përfaqësueses, kanë vendosur që të gjitha paratë që do t’i marrin në të ardhmen nga premitë, t’i ndajnë për familjet në nevojë. “Duke e parë gjendjen e rëndë të disa familjeve në Kosovë, ne si lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës kemi…
Sport
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë treguar mjaft humanë. Ata, bashkë me stafin e Përfaqësueses, kanë vendosur që të gjitha paratë që do t’i marrin në të ardhmen nga premitë, t’i ndajnë për familjet në nevojë.
“Duke e parë gjendjen e rëndë të disa familjeve në Kosovë, ne si lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës kemi marrë vendim që, kyr të vjen koha e premive, ne së bashku me stafin teknik do t’i dhurojmë premitë për familjet që kanë nevojë më së shumti për ndihmë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Anel Rashkaj, kapiten i Përfaqësueses.
“Përzgjedhja e familjeve do të bëhet nga lojtarët dhe stafi. Me respekt nga lojtarët dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës”, ka përfunduar futbollisti i Sandnesit.
Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë dhe historike miqësore ndaj Haitit, me të cilin barazoi 0:0, në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.