Bajrush Xhemajli dënohet me 2 vjet burgim
Është dënuar me dy vjet burgim ish- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli pasi gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Me vendimin e gjykatës nuk janë ndarë të kënaqur aspak familja Rrustemi.
Lajme
Në Gjykatën Themelore ai një ditë më parë ka pranuar fajësinë për aksidentin që e kishte shkaktuar në dalje të Prishtinës, ku si pasojë kishte vdekur Labinot Rrustemi dhe ishin lënduar disa të tjerë.
Avokati i Xhemajlit, Tahir Rrecaj ka thënë se mbrojtja do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit për këtë vendim. Rrecaj ka thënë se pasi që Xhemjali e ka pranuar fajësinë, është dashur që dënimi të ishte më i ulët.
Por, me vendimin e gjykatës nuk janë darë të kënaqur as familja Rrustemi të cilët po ashtu kanë paralajmëruar ankesë për këtë vendim. Ata kanë thënë se vendimi mund të jetë politik duke pasur parasysh ndikimin e Xhemajlit dhe funksionin që ka pasur.
Ish-kryetari i Ferizajt ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim më 2010, por dënimi nuk ishte ekzekutuar asnjëherë, pasi gjykata disa herë e kishte shtyrë atë me kërkesë të Bajrush Xhemajlit.