Ozil përplaset me Flaminin
Mathieu Flamini dhe Mesut Ozil u ballafaquan para tifozëve të Arsernalit gjatë humbjes nga Bayern Munich në Emirates, në duelin e tyre të parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Francezi shihet duke i dhënë instruksione taktike tek mesfushori pasi Arsenali i shpëtoi një tjetër sulmi të Bayernit. Por, Ozil reagon ashpër duke e…
Sport
Mathieu Flamini dhe Mesut Ozil u ballafaquan para tifozëve të Arsernalit gjatë humbjes nga Bayern Munich në Emirates, në duelin e tyre të parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Francezi shihet duke i dhënë instruksione taktike tek mesfushori pasi Arsenali i shpëtoi një tjetër sulmi të Bayernit. Por, Ozil reagon ashpër duke e shtyrë bashkëlojtarin.
Skena ishte vetëm një prej pamjeve të hidhura të Ozilit nga takimi me Bayernin ku ai humbi një penallti dhe skuadra e tij mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të portierit Wojciech Szczesny, në humbjen 2:0.
Krejt në fund, Ozil shkëmbeu fanellën me mbrojtësin Dante pa i falënderuar tifozët e Arsenalit. Menaxheri Arsene Wenger pranoi se penalltia e humbur ndikoi tek Ozil, por e përkrahu atë që të përmirësohet në vazhdim.