Akademia po e gabon adresën
Deklarimi i rrallë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngjallur jo pak reagime në mesin e elitës politike dhe shkencore. Një ditë më herët, ASHAK, përmes një deklarate për zhvillimet e fundit në vend, ka thënë ndër tjera se Bashkimi Europian po i bën presion Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201309/full/jakup-krasniqi.jpg)
Lajme
Deklarimi i rrallë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngjallur jo pak reagime në mesin e elitës politike dhe shkencore.
Një ditë më herët, ASHAK, përmes një deklarate për zhvillimet e fundit në vend, ka thënë ndër tjera se Bashkimi Europian po i bën presion Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe në këtë mënyrë po kufizon shtetësinë e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, së voni i doktoruar në histori, në reagimin e tij përmes rrjetit social “Facebook”, ka thënë së ASHAK ka gabuar adresën kur i drejtohet faktorit ndërkombëtar dhe se është vonuar me qëndrimin për zhvillimet që kanë ndodhur në vend.
“Kërkesat që po i bëni në adresë të komunitetit ndërkombëtar i keni të gabuara, pasi janë institucionet e Kosovës, duke përfshirë dhe institucionin përfaqësues të përbërë nga pozita dhe shumica opozitare, janë ata që e kanë pranuar marrëveshjen enigmatike”.
“Nëse përfaqësuesit tuaj, guxojnë të marrin vendimin edhe për t’u rikthyer aty ku ishim para qershorit 1999, asnjë udhëheqës ndërkombëtar nuk do ta kundërshtoi, e kjo sigurisht nuk do të kundërshtohej as nga BE dhe SHBA”.
“Atyre ju intereson paqja dhe siguria. Pra, ata do të mbështetnin çdo marrëveshje që do të arrihej mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë”.
“Unë mendoj, reagimi i juaj është dashur të bëhej më herët mbi krerët e politikës sonë. Po, më mirë vonë se kurrë”.