Vendos Pogba
Juventus mori fitore në fushën ku tashmë disa edicione kishte dështuar të dalë me pikë të plota. Kampioni i Italisë mposhti Parmën me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A, falë golit nga mesfushori Paul Pogba, në çerekun e fundit të lojës. Në një duel mjaft të baraspeshuar dhe me…
Sport
Juventus mori fitore në fushën ku tashmë disa edicione kishte dështuar të dalë me pikë të plota. Kampioni i Italisë mposhti Parmën me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A, falë golit nga mesfushori Paul Pogba, në çerekun e fundit të lojës.
Në një duel mjaft të baraspeshuar dhe me jo shumë raste për shënim, vendasit u shfaqën të rrezikshëm në kundërsulme, kurse Juventus u mundua të krijojë lojën e zakonshme, por e kishte të vështirë në mungesë të Andrea Pirlos i cili u pushua deri në një fazë të pjesës së dytë kur trajneri Antonio Conte u desh ta inkuadrojë në lojë.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 77-të kur sulmuesi Fabio Quagliarella goditi traversën me një goditje nga distanca, kurse topin e kthyer në portë e dërgoi Pogba.
Në vazhdim Parma u mundua të arrijë deri te barazimi por Juventus u mbrojt me sukses duke dalë fitues nga Enio Tardini.