Vranësira dhe riga shiu në disa zona, ky është parashikimi i motit për sot

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri…

Lajme

21/11/2026 08:02

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Gjatë ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.