Tahiri: Komuna e Vushtrrisë i blen dy vetura në vlerë 90 mijë euro, por nuk ka buxhet për renovimin e shkollës në Stanoc të Poshtëm
Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar Komunën e Vushtrrisë për blerjen e dy veturave në vlerë të përgjithshme prej 90 mijë eurosh, duke ngritur shqetësime për mungesën e investimeve në shkollën e Stanocit të Poshtëm. Përmes një postimi, Tahiri ka bërë të ditur se komuna ka blerë dy vetura të markës Volkswagen nga kompania…
Lajme
Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar Komunën e Vushtrrisë për blerjen e dy veturave në vlerë të përgjithshme prej 90 mijë eurosh, duke ngritur shqetësime për mungesën e investimeve në shkollën e Stanocit të Poshtëm.
Përmes një postimi, Tahiri ka bërë të ditur se komuna ka blerë dy vetura të markës Volkswagen nga kompania “Baki Automobile”.
Sipas tij, bëhet fjalë për një veturë Volkswagen Tayron R-Line, me vlerë prej 60 mijë eurosh, dhe një Volkswagen Taigo R-Line, që ka kushtuar 30 mijë euro.
Tahiri ka publikuar edhe numrin e prokurimit për këtë blerje: 2026/644-26-1358-1-2-1.
Ai ka krahasuar këtë shpenzim me gjendjen e shkollës në Stanoc të Poshtëm, për të cilën pretendon se nuk janë ndarë mjete për investime gjatë tetë viteve të fundit.
Sipas Tahirit, kjo shkollë ishte renovuar tërësisht në vitin 2018, por që nga atëherë nuk kishte pasur investime të tjera.
“Komuna e Vushtrrisë i blen dy vetura në vlerë 90 mijë euro, por nuk ka buxhet për nxënësit dhe renovimin e shkollës në Stanoc të Poshtëm”, ka shkruar Tahiri.
Ish-kryetari ka kritikuar kështu prioritetet e shpenzimeve të komunës, duke vënë në pikëpyetje ndarjen e mjeteve për automjete në raport me investimet në infrastrukturën shkollore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: