Ka nisur ndeshja Irlandë – Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Aviva” të Dublinit, ku përfaqësuesja e Kosovës synon të marrë të paktën një pikë për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën…

Sport

17/11/2026 20:51

Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Aviva” të Dublinit, ku përfaqësuesja e Kosovës synon të marrë të paktën një pikë për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën A.

Në anën tjetër, Irlanda hyn në këtë përballje me objektiv të qartë, pasi vetëm fitorja i mjafton për ta kaluar Kosovën në renditje.

Kujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Kosova e kishte fituar me rezultat 1-0.