Presidentja sjell në zyrë flamurin e UÇK-së, portretin e Adem Jasharit e vendos krah atij të Rugovës
Është publikuar një fotografi nga ambientet e Presidencës së Kosovës, ku shihen portretet e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Siç shihet në fotografinë e publikuar nga Nacionale, Rugova dhe Jashari janë vendosur krah njëri-tjetrit, në dy portrete të mëdha. Ajo që bie në sy është se, portreti i Adem Jasharit dhe…
Lajme
Është publikuar një fotografi nga ambientet e Presidencës së Kosovës, ku shihen portretet e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.
Siç shihet në fotografinë e publikuar nga Nacionale, Rugova dhe Jashari janë vendosur krah njëri-tjetrit, në dy portrete të mëdha.
Ajo që bie në sy është se, portreti i Adem Jasharit dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur për herë të parë në ambientet e Presidencës.
Flamuri i UÇK-së është vendosur në anën e djathtë, pranë portretit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Në ambientin e fotografuar vërehen edhe disa detaje të tjera me domethënie historike dhe simbolike.