Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së

Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili në një postim shkruan se Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta të partisë, përfshirë Kryesinë, Asamblenë apo edhe si drejtuese politike në një njësi në Tiranë. Madje, pritet të…

Lajme

14/11/2026 17:56

Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili në një postim shkruan se Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta të partisë, përfshirë Kryesinë, Asamblenë apo edhe si drejtuese politike në një njësi në Tiranë.

Madje, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi i PS.

Sipas Klosit, Spiropali është vetëm një anëtare e thjeshtë e PS.