Pas barazimit të Kosovës me Izraelin, publikohet një mesazh i vjetër i Hashim Thaçit për Dardanët

Pas barazimit të Kombëtares së Kosovës me Izraelin, në profilin e ish-presidentit Hashim Thaçi është publikuar një mesazh mbështetës për futbollistët e Kosovës. Bëhet fjalë për një mesazh të datës 14 nëntor 2019, në të cilin Thaçi kishte shprehur krenarinë dhe mbështetjen e tij për Kombëtaren, pavarësisht rezultateve në fushën e lojës, raporton lajmi.net. “Në…

Lajme

14/11/2026 17:15

Pas barazimit të Kombëtares së Kosovës me Izraelin, në profilin e ish-presidentit Hashim Thaçi është publikuar një mesazh mbështetës për futbollistët e Kosovës.

Bëhet fjalë për një mesazh të datës 14 nëntor 2019, në të cilin Thaçi kishte shprehur krenarinë dhe mbështetjen e tij për Kombëtaren, pavarësisht rezultateve në fushën e lojës, raporton lajmi.net.

“Në humbje dhe fitore, me ose pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”, thuhet në mesazhin e ish-presidentit.

Publikimi i këtij mesazhi pas ndeshjes me Izraelin rikthen në vëmendje mbështetjen që Thaçi u kishte dhënë futbollistëve të Kosovës në rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.

Mesazhi, i shkruar shtatë vjet më parë, thekson se krenaria për Kombëtaren nuk lidhet vetëm me fitoret apo kualifikimet, por edhe me emocionet që futbollistët u dhurojnë qytetarëve./Lajmi.net/