Para ndeshjes Kosovë–Izrael, Agim Ademi pret në Prishtinë presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në Prishtinë me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares, në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë darkës tradicionale që organizohet para ndeshjeve ndërkombëtare, raporton lajmi.net Ai ka thënë…

Sport

13/11/2026 19:54

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në Prishtinë me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares, në prag të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë darkës tradicionale që organizohet para ndeshjeve ndërkombëtare, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se me presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit.

Postimi i plotë:

🇽🇰🇮🇱 Kënaqësi të ritakohemi në Prishtinë me mikun tim, presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.
Në darkën tradicionale para ndeshjes Kosovë -Izrael, biseduam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit, teksa uruam për një lojë të bukur dhe në frymën e “fair-play”-it.
#MeFutbollinPërKosovën./Lajmi.net/