Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Të njëjtat, njofton policia, janë raportuar të kenë ndodhur në Fushë Kosovës, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Malishevë. Si pasojë e këtyre rasteve, bën të ditur Policia, janë arrestuar katër persona. Raporti i Policisë: DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë…

Lajme

13/11/2026 09:41

Policia e Kosovës, ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtat, njofton policia, janë raportuar të kenë ndodhur në Fushë Kosovës, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Malishevë.

Si pasojë e këtyre rasteve, bën të ditur Policia, janë arrestuar katër persona.
Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 12.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 12.11.2026 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 12.11.2026 – 16:45. Është raportuar se një femër kosovare, ditë më parë përmes telefonit ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar një kohë. I dyshuari më pas përmes telefonit kishte kanosur edhe babanë e viktimës. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 12.11.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 12.11.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.