Kurti takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar: Synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në Dublin, në përfundim të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilën e cilësoi si partnere dhe…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në Dublin, në përfundim të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilën e cilësoi si partnere dhe aleate të posaçme të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike, duke theksuar se Kosova synon thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.
“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, shkroi Kurti.
Kryeministri nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me temat konkrete të diskutuara gjatë takimit./lajmi.net/