Policia kufitare sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Disa dokumente të dyshuara se i përkasin strukturave paralele serbe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak. Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë gjatë kontrollit të një veture me targa vendore kanë gjetur dokumentet tek një person i dyshuar, shtetas i Kosovës. “PKK-Bërnjak 12.11.2026 –…
Lajme
Disa dokumente të dyshuara se i përkasin strukturave paralele serbe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.
Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë gjatë kontrollit të një veture me targa vendore kanë gjetur dokumentet tek një person i dyshuar, shtetas i Kosovës.
“PKK-Bërnjak 12.11.2026 – 14:25. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.