Parregullsi në një kantier ndërtimi në Prizren, Inspektorati ndalon punimet

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, për shkak të parregullsive të konstatuara. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar shkelje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin…

Lajme

11/11/2026 19:17

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, për shkak të parregullsive të konstatuara.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar shkelje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore.

“Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendet e punës.

Në njoftim nuk janë specifikuar parregullsitë konkrete që kanë çuar në ndërprerjen e punimeve, as kompania përgjegjëse për objektin.