Presidentja Shiroka-Pula takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Gjatë takimit, është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Sipas njoftimit, Shiroka-Pula…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Gjatë takimit, është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Sipas njoftimit, Shiroka-Pula ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Ajo ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në avancimin e këtyre proceseve. /Lajmi.net/