Kryeministri britanik Andy Burnham i dërgon letër urimi Albin Kurtit, thekson partneritetin mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), ku bëhet e ditur se Burnham ka vlerësuar marrëdhëniet dhe partneritetin e kahershëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në letrën e tij, kryeministri…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), ku bëhet e ditur se Burnham ka vlerësuar marrëdhëniet dhe partneritetin e kahershëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në letrën e tij, kryeministri britanik ka ritheksuar mbështetjen e vendit të tij për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik.
“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik”, thuhet në letrën e Burnhamit.
Ai ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin mes dy vendeve në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.
Burnham ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal, drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.
Në fund të letrës, kryeministri britanik ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Kurtin në trajtimin e sfidave evropiane, forcimin e ekonomive dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar.
Ai ka shprehur pritshmërinë që partneriteti ndërmjet dy vendeve të zgjerohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët. /Lajmi.net/
