Berisha: Rama ka marrë makinat shurdhuese kundër studentëve protestues si Vuçiçi

Edi Rama nuk ka sjellë vetëm autobotët, po ai ka sjellë mjetet nga më të kushtueshmet kundër studentëve. Këtë përgjigje i dha Sali Berisha një ndjekësi në rrjetet sociale kur u pyet sesa kanë kushtuar dy autobotët e ujit që ka sjellë qeveria kundër protestuesve. “Makinat thuhet se i ka marrë nga Turqia dhe thuhet…

Lajme

08/11/2026 14:06

Edi Rama nuk ka sjellë vetëm autobotët, po ai ka sjellë mjetet nga më të kushtueshmet kundër studentëve.

Këtë përgjigje i dha Sali Berisha një ndjekësi në rrjetet sociale kur u pyet sesa kanë kushtuar dy autobotët e ujit që ka sjellë qeveria kundër protestuesve.

“Makinat thuhet se i ka marrë nga Turqia dhe thuhet që ato janë të ndaluara të përdoren kundër protestuesve për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme që ka goditja e ujit. Dhe ju e patë se çfarë saltoje bëri guximtari, heroi dje kur ata e gjuajtën direkt me një nga këto makinat që sollën. Por ky ka sjellë, siç e dini ju, makinat e zhurmës së tmerrshme shurdhuese për protestuesit, i ka marrë si Vuçiçi në Beograd. Ka marrë nga Serbia sasi kolosale gazi të skaduar, të ndaluar me të gjitha konventat për t’u përdorur kundër protestuesve. Pra, ky e pa që revolta studentore po ja kthen patkonjtë, dhe në gramat e fundit firmosi aktet e turpit”, u përgjigj Berisha.