Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, njëri kishte 1.73 promilë alkool
Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër automjete dhe kanë testuar drejtuesit e tyre me alkooltest. Nga rezultatet e testimit është konstatuar…
Lajme
Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër automjete dhe kanë testuar drejtuesit e tyre me alkooltest.
Nga rezultatet e testimit është konstatuar se njëri nga shoferët kishte 1.73 promilë alkool në gjak, ndërsa tre të tjerët rezultuan me 1.44, 1.19 dhe 0.63 promilë.
Për shkeljet e kryera, shoferët janë dënuar me gjoba nga 200 deri në 400 euro, dy ose tri pikë negative, si dhe ndalesë të drejtimit të automjeteve për një periudhë prej tre deri në nëntë muaj.
Policia vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe shmangien e drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit. /Lajmi.net/