Policia arreston një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të Policisë së Kosovës, ku thuhet se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit. I arrestuari…

Lajme

08/11/2026 13:38

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të Policisë së Kosovës, ku thuhet se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.

I arrestuari është identifikuar me inicialet R.I., shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastet e dyshuara janë zhvilluar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit. /Lajmi.net/