Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje
Pesë raste të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar në Prishtinë, Ranilluk, Gjakovë dhe Skenderaj, gjatë datave 2 dhe 3 nëntor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, më 3 nëntor, rreth orës 14:35, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psiqike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari…
Lajme
Pesë raste të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar në Prishtinë, Ranilluk, Gjakovë dhe Skenderaj, gjatë datave 2 dhe 3 nëntor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, më 3 nëntor, rreth orës 14:35, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psiqike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,.
Një rast i sulmit fizik është raportuar edhe në Ranilluk, rreth orës 15:15, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Gjakovë janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, më 3 nëntor, rreth orës 21:30, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Në rastin tjetër, të raportuar rreth orës 23:10, një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.
Po ashtu, në Skenderaj, më 2 nëntor, rreth orës 20:40, është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë.