Një muaj arrest shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit në Mitrovicë, Gëzim Berisha për dhunë ndaj bashkëshortes

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak drejtorit të spitalit në Mitrovicë, Gëzim Berishës. Sipas njoftimit të Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ata kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.B. si të pabazuar dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e…

Lajme

02/11/2026 11:23

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak drejtorit të spitalit në Mitrovicë, Gëzim Berishës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ata kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.B. si të pabazuar dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Vushtri që ta zbatojë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin G.B., si dhe është obliguar Stacioni Policor në Vushtri, të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të moszbatimit të saj nga i pandehuri, menjëherë të njoftojë gjyqtaren e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuaren dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, këtë vlerësim gjykata e mbështet edhe në faktin se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare dhe masa e arrestit shtëpiak është caktuar në pronën ku e dëmtuara nuk banon, rrjedhimisht duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet tyre”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka njoftuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të premtën Berisha është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt. /Lajmi.net/