Besnik Tahiri kërkon debat parlamentar: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkan

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë elektrike. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai vlerësoi se Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor. “Sot për sot Kosova është duke blerë çmimin më të lartë të energjisë në nivel…

Lajme

02/11/2026 12:40

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë elektrike.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai vlerësoi se Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot për sot Kosova është duke blerë çmimin më të lartë të energjisë në nivel të Ballkanit Perëndimor. Sot për sot blloku më i rëndësishëm i B1 është jashtë funksionit. Diskutimi për energjinë realisht është diskutimi për jetën, trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit, jo vetëm energjetik por edhe strategjik i Kosovës”, ka thënë Tahiri./Lajmi.net/