Pas vrasjes së Arlindës, Arbenita kujton përballjen me sistemin e drejtësisë: Refuzova t’ia lë fatin e fëmijës tim në duart e një sistemi që s’na dha siguri

Arbenita Ismajli ka ndarë një mesazh të fortë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke ngritur shqetësime për besimin te institucionet dhe mbrojtjen e fëmijëve. Në postimin e saj, ajo shprehet se si nënë ka refuzuar t’ia lërë fatin e fëmijës së saj një sistemi që, sipas saj, nuk i ofron sigurinë e nevojshme. Ajo thekson…

ShowBiz

27/10/2026 13:44

Arbenita Ismajli ka ndarë një mesazh të fortë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke ngritur shqetësime për besimin te institucionet dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Në postimin e saj, ajo shprehet se si nënë ka refuzuar t’ia lërë fatin e fëmijës së saj një sistemi që, sipas saj, nuk i ofron sigurinë e nevojshme. Ajo thekson se për institucionet duhet të kenë rëndësi jo vetëm procedurat, por edhe siguria dhe mirëqenia psikologjike e fëmijëv.

Ajo nënvizon se nuk ka detyrim t’i besojë një sistemi që, sipas saj, e ka dëshmuar se nuk ofron mbrojtjen e duhur, duke theksuar se si nënë do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur fëmijën e saj. Mesazhin e përmbyll me bindjen se drejtësia që vjen pas një tragjedie nuk është drejtësi e plotë.

Reagimi vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për hetim të plotë të trajtimit të rastit nga institucionet.