Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. Në të njëjtën kohë, forcat policore, përfshirë autobotin janë pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione. Kujtojmë që në dy ditët e fundit, tubimi është shoqëruar pa përplasje masive mes protestuesve…

Lajme

27/10/2026 14:47

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.

Në të njëjtën kohë, forcat policore, përfshirë autobotin janë pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.

Kujtojmë që në dy ditët e fundit, tubimi është shoqëruar pa përplasje masive mes protestuesve dhe policisë.