A do ta pranojë rezultatin nëse humb, çfarë tha Vuçiq sot?

Aleksandar Vuçiq, bartës i listës zgjedhore “Aleksandar Vučić – Ujedinjena Srbija”, ka deklaruar se do ta pranojë vullnetin e qytetarëve nëse koalicioni i tij humb në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Pas votimit në një qendër votimi në  Beograd, ku ishte së  bashku me bashkëshorten e tij,  ai tha se shpreson që procesi zgjedhor…

Lajme

25/10/2026 21:26

Aleksandar Vuçiq, bartës i listës zgjedhore “Aleksandar Vučić – Ujedinjena Srbija”, ka deklaruar se do ta pranojë vullnetin e qytetarëve nëse koalicioni i tij humb në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Pas votimit në një qendër votimi në  Beograd, ku ishte së  bashku me bashkëshorten e tij,  ai tha se shpreson që procesi zgjedhor të zhvillohet në paqe dhe rregull.

“Shpresoj që zgjedhjet të kalojnë në rregull dhe në paqe, ashtu siç po ndodh në këtë qendër votimi, dhe besoj se sonte do të kemi vullnetin demokratik të qytetarëve”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.

Ai theksoi se partia e tij do të sillet me përgjegjësi, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

“Siç kam thënë gjithmonë, zgjedhjet mund t’i fitosh ose t’i humbësh. Ne gjithmonë do të sillemi me përgjegjësi. Nëse humbim, do ta pranojmë vullnetin e votuesve, ndërsa nëse fitojmë, askush nuk do të mund të na e marrë fitoren”, tha Vuçiq.