Koalicioni Shqiptar në garë për mandatin e tretë në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Bashkë për të drejtat tona, është rezultat i bashkimit politik

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi ka shkruar pasi kanë siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe janë në garë për të tretin. Ai këtë arritje e ka quajtur historike, shkruan lajmi.net. “Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare…

Lajme

25/10/2026 23:20

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi ka shkruar pasi kanë siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe janë në garë për të tretin.

Ai këtë arritje e ka quajtur historike, shkruan lajmi.net.

“Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka falenderuar secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

“Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, ka shkruar Kamberi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: