“Burri iu arrestua për dhunë në familje, kur u kthye në shtëpi kunati e vrau me një mjet të fortë” – Detaje nga vrasja e rëndë në Vitomericë
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e rëndë që ka ndodhur sot në Vitomericë të Pejës. Përmes një komunikate për media, ata kanë njoftuar se rreth orës 19:00, Policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në të njëjtën familje. Viktima është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar…
Lajme
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e rëndë që ka ndodhur sot në Vitomericë të Pejës.
Përmes një komunikate për media, ata kanë njoftuar se rreth orës 19:00, Policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje në të njëjtën familje. Viktima është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe është arrestuar bashkëshorti i familjes si i dyshuar i cili është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Sipas Policisë, viktima me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në Vitomericë.
“Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, që po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me këtë rast, detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi. /Lajmi.net/