Tensione në zgjedhje, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh në Pançevë
Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj para një qendre votimi pranë Shkollës Bujqësore në Pançevë. Fytyra e njërit prej të rinjve është mbuluar me gjak si pasojë e një goditjeje, raporton portali lokal Pancevo.city. Ai dhe disa të rinj të tjerë janë sulmuar në rrugë, përballë Shkollës Bujqësore, ku ndodhet një…
Lajme
Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj para një qendre votimi pranë Shkollës Bujqësore në Pançevë.
Fytyra e njërit prej të rinjve është mbuluar me gjak si pasojë e një goditjeje, raporton portali lokal Pancevo.city.
Ai dhe disa të rinj të tjerë janë sulmuar në rrugë, përballë Shkollës Bujqësore, ku ndodhet një qendër votimi, nga një grup burrash të veshur me të zeza, me kapele dhe maska në fytyrë.
Sipas policisë, incidenti nuk është raportuar zyrtarisht dhe efektivët kanë marrë dijeni për të përmes mediave.
Sot në Serbi po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe janë regjistruar incidente në disa qendra votimi. Sipas të dhënave nga CeSID, deri në orën 11:00 ishin regjistruar 120 parregullsi.