Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, dy persona përfundojnë në spital me lëndime të lehta

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur të dielën në mëngjes në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 10:00, në afërsi të Banjës së Dobërçanit. Njësiti…

Lajme

25/10/2026 11:43

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur të dielën në mëngjes në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 10:00, në afërsi të Banjës së Dobërçanit. Njësiti i Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku sipas raportit mjekësor kanë marrë lëndime të lehta.

Ndërkaq, hetuesit rajonalë po i hetojnë rrethanat që çuan deri te vetaksidenti. /Lajmi.net/