E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë një pylli në Lipjan. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 24 tetor, në orën 10:15. Viktima ishte marrë me veturë nga 2 të dyshuar, një burrë dhe një grua, të dy shtetas kosovarë. Ata dyshohet se e dërguan pranë…

Lajme

25/10/2026 13:22

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë një pylli në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 24 tetor, në orën 10:15.

Viktima ishte marrë me veturë nga 2 të dyshuar, një burrë dhe një grua, të dy shtetas kosovarë. Ata dyshohet se e dërguan pranë një pylli, ku i grabitën disa gjëra personale nën kërcënimin e thikës.

Pas grabitjes, të dyshuarit e lanë viktimën në atë lokacion dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Policia njofton se të dyshuarit janë në kërkim.