Policia jep detaje për aksidentin në Llaushë të Skenderajt: Dy zyrtarë të lënduar, vetura e dyshuar u braktis në Rezallë

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së shtunës në Skenderaj, pasi vetura zyrtare me të cilën po udhëtonin u përplas me një shtyllë elektrike gjatë përpjekjes për të ndaluar një veturë që po bënte vozitje të rrezikshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës…

Lajme

25/10/2026 13:02

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së shtunës në Skenderaj, pasi vetura zyrtare me të cilën po udhëtonin u përplas me një shtyllë elektrike gjatë përpjekjes për të ndaluar një veturë që po bënte vozitje të rrezikshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:45, gjatë patrullimit të njësitit policor.

“Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, në lëvizje drejtuesi i veturës së dyshuar i panjohur ka goditur veturën e policisë, e cila ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, thuhet në raport.

Si pasojë e përplasjes, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.

Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të veturës së dyshuar. /Lajmi.net/