Protesta e 12-të, gazi lotsjellës pushton sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin, thyhen dritaret e bashkisë

Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës. Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës. Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e…

Lajme

24/10/2026 16:29

Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës.

Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.

Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.

Numri i protestuesve këtë të shtunë është i konsiderueshëm, çka e bën më të vështirë për “blutë” shpërndarjen totale të turmës.