Nga sot ushtar i Kosovës, rekruti i ri i FSK-së shpërthen në lot gjatë ceremonisë së betimit
Një moment emocional është shënuar gjatë ceremonisë së betimit të 515 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026, në kazermën “Adem Jashari”. Njëri nga ushtarët e rinj nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet, duke u përlotur gjatë ceremonisë, në ditën kur zyrtarisht nisi rrugëtimin e tij si pjesëtar i FSK-së. Momenti…
Lajme
Një moment emocional është shënuar gjatë ceremonisë së betimit të 515 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026, në kazermën “Adem Jashari”.
Njëri nga ushtarët e rinj nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet, duke u përlotur gjatë ceremonisë, në ditën kur zyrtarisht nisi rrugëtimin e tij si pjesëtar i FSK-së.
Momenti i kapur nga Lajmi.net është bërë pjesë e ceremonisë së betimit, ku rekrutë u zotuan se do t’i shërbejnë Republikës së Kosovës./Lajmi.net/