Arrestohen dy persona të dyshuar për rrahjen e një 23-vjeçari në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pas një përleshjeje që ka ndodhur më 17 tetor në një lokal në Mitrovicën e Veriut. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 23:45, përmes Qendrës së Thirrjeve 192, në rrugën “Zoran Dindić”, transmeton lajmi.net. Njësitë relevante…
Lajme
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pas një përleshjeje që ka ndodhur më 17 tetor në një lokal në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 23:45, përmes Qendrës së Thirrjeve 192, në rrugën “Zoran Dindić”, transmeton lajmi.net.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kuptuar se një person ishte dërguar nga emergjenca në spital për trajtim të mëtejmë.
Viktima, një 23-vjeçar, ka deklaruar para policisë se ishte sulmuar me mjete të forta dhe grushte nga persona të panjohur.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuarit, të cilët janë kërkuar në adresat e tyre të banimit në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.
Të dy të dyshuarit janë paraqitur më 21 tetor në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit N.M., i lindur më 1995, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari D.M., i lindur më 2000, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në trajtimin profesional të rasteve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192./lajmi.net/