Hyri me thikë për të grabitur barnatoren në Pejë, policia e identifikon dhe e arreston të dyshuarin

Një person i dyshuar për tentim-grabitjen e një barnatoreje në Pejë është arrestuar sot. Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:10, në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, ku një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim grabitjeje. Megjithatë, pasi kishte vërejtur se brenda lokalit ndodheshin…

Lajme

21/10/2026 19:08

Një person i dyshuar për tentim-grabitjen e një barnatoreje në Pejë është arrestuar sot.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:10, në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, ku një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim grabitjeje.

Megjithatë, pasi kishte vërejtur se brenda lokalit ndodheshin disa persona, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur pa ndërmarrë veprime të tjera.

Policia ka bërë të ditur se pas veprimeve intensive hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve, është identifikuar i dyshuari me inicialet K. Z., i cili është arrestuar në Pejë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”, në konsultim me prokurorin kompetent. /Lajmi.net/