Shqetësoi nënën dhe demoloi derën e shtëpisë në Graçanicë, prangoset i dyshuari
Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka shqetësuar nënën e tij dhe ka demoluar derën e shtëpisë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 12:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka shqetësuar nënën…
Lajme
Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka shqetësuar nënën e tij dhe ka demoluar derën e shtëpisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 12:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka shqetësuar nënën e tij dhe ka demoluar derën e shtëpisë”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një elektroshok.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/