Sulmoi fizikisht një person bashkë me dy të tjerë në Komoran, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pasi dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë e kishte sulmuar fizikisht një person në fshatin Komoran të Gllogocit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.…

Lajme

18/10/2026 08:34

Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pasi dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë e kishte sulmuar fizikisht një person në fshatin Komoran të Gllogocit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.

“Më 17.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti bashkë me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/