Premtimi për blerjen e helikopterëve ushtarakë amerikanë, dyshime nëse do të realizohet

Pezullimi i dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk nënkupton tërheqjen e plotë nga Kosova. Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka sqaruar situatën mes dyja vendeve. Gecaj të shtunën në Infomagazine, ka komentuar edhe premtimin e fushatës së kaluar për blerjen e helikopterëve ushtarak amerikan, për çka tha se lë hapësirë për dyshime. Kjo për…

Lajme

18/10/2026 08:29

Pezullimi i dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk nënkupton tërheqjen e plotë nga Kosova.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka sqaruar situatën mes dyja vendeve.

Gecaj të shtunën në Infomagazine, ka komentuar edhe premtimin e fushatës së kaluar për blerjen e helikopterëve ushtarak amerikan, për çka tha se lë hapësirë për dyshime.

Kjo për faktin se sipas ushtarakut, premtimet politike të qeverive në vendin tonë nuk janë realizuar.

“Unë shpresoj që së paku tani Kosova do të bëjë më të mirën, Qeveria e Kosovës do të bëjë më të mirën dhe premtimet që i jep të mos mbesin boshe, por të realizohen, për shkak se kemi nevojë”, deklaroi ish-ushtaraku Gecaj në Klan Kosova.