Nazarko me porosi për Kurtin për protestat në Shqipëri: Nëse e do Shqipërinë, bëj thirrje për qetësi

Protesta në Shqipëri ishte një nga temat kyçe që u diskutua dje në emisionin Info Magazine me opinionistin Mentor Nazarko. Ai në Klan Kosova pati një porosi për kryeministrin Albin Kurti. Nazarko tha se Kurti nëse e do Shqipërinë duhet të bëjë thirrje për qetësi, kjo për shkak të autoritetit që ka. “Duhet të bëjë…

Lajme

18/10/2026 08:18

Protesta në Shqipëri ishte një nga temat kyçe që u diskutua dje në emisionin Info Magazine me opinionistin Mentor Nazarko.

Ai në Klan Kosova pati një porosi për kryeministrin Albin Kurti.

Nazarko tha se Kurti nëse e do Shqipërinë duhet të bëjë thirrje për qetësi, kjo për shkak të autoritetit që ka.

“Duhet të bëjë thirrje për zgjidhje politike”, deklaroi Nazarko.

“Unë mendoj që protesta e arrin qëllimin edhe pa “Urat e zjarrit” mbi institucionet, edhe pa hyrjen e turmave brenda tyre”, shtoi ai.