Gruaja e Behajdin Allaqit pyetet a u dënuan njerëzit qe ia vranë burrin dhe si e komenton vendimin e Hagës

Gjatë një prononcimi bashkëshortja e Behajdin Allaqit u pyet nëse janë dënuar vrasësit e burrit të saj dhe si e komenton vendimin në Hagë. Ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares, duke shprehur pakënaqësinë e saj për pyetjet e përsëritura. “Ende s’u mbushe mend? E pesta herë që je këtu. Nuk dua ty me të…

Lajme

14/10/2026 23:31

Gjatë një prononcimi bashkëshortja e Behajdin Allaqit u pyet nëse janë dënuar vrasësit e burrit të saj dhe si e komenton vendimin në Hagë.

Ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares, duke shprehur pakënaqësinë e saj për pyetjet e përsëritura.

“Ende s’u mbushe mend? E pesta herë që je këtu. Nuk dua ty me të dhënë përgjigje”, iu drejtua ajo gazetares.

Bashkëshortja e Allaqit nuk pranoi të komentonte lidhur me dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e burrit të saj dhe vendimin në Hagë.

Ndërkaq, Omer Zuka, një shqiptar i lindur në Sarajevë, tregoi se e kishte takuar disa herë djalin e vogël të Behajdin Allaqit – Çlirimin.

Zuka tha se kishte biseduar me të për të kaluarën, pasi kishte kuptuar se kush ishte, por se djali nuk dëshironte të fliste shumë për atë periudhë.

“Unë e kam pyetur kur kam marrë vesh se kush është. Kemi biseduar edhe në këtë drejtim, por djali nuk i kthehet të kaluarës dhe nuk jep informata. Në fund, ai thotë se në atë kohë e kishte marrë policia serbe dhe se ishte zhdukur. Nuk flet as më shumë, as më pak”, tha Zuka për Klan Kosovën./Lajmi.net/