Aksident me fatalitet në Thumanë të Shqipërisë, 19-vjeçari nuk i përballon plagët

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë – Krujë, në afërsi të fshatit Kameras. Tre automjete bëhet me dije se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një person humbi jetën dhe dy mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Topchannel. Sipas…

Lajme

26/09/2026 23:55

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë – Krujë, në afërsi të fshatit Kameras.

Tre automjete bëhet me dije se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një person humbi jetën dhe dy mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Topchannel.

Sipas informacioneve paraprake, viktima u identifikua me inicialet L.Z.

Në aksident mësohet se janë përfshirë një automjet tip Mercedes Benz, një Audi dhe një Volksëagen.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë janë bërë shkak për aksidentin.